Skena tronditëse dhune u regjistruan të mërkurën në Fakultetin Filozofik në Novi Sad, ku policia, Xhandarmëria dhe Njësia Intervenuese përdorën forcë ndaj studentëve që kishin paralajmëruar bllokadë të institucionit. Si pasojë, disa studentë u plagosën, ndërsa u raportua se edhe disa profesorë u rrahën gjatë ndërhyrjes.
Dhuna shpërtheu pasi dekani i Fakultetit, Milivoj Alanoviq, pas orës 15:00, thirri policinë për të larguar studentët që kërkonin rikthimin në punë të profesoreshës Jelena Kleut, e cila ishte pushuar nga puna. Studentët e cilësuan këtë veprim si shkaktar të drejtpërdrejtë të dhunës që pasoi.
Upotreba sile na Filozofskom fakultetu u Novim Sadu pic.twitter.com/88FO4O1aOx
Sipas dëshmive, policia rrethoi studentët në hollin e fakultetit dhe i nxori me forcë jashtë. Në përleshje të ashpra, një studenti iu thye hunda, ndërsa një tjetër – student dhe gazetar i “Blokade info” – pësoi dëmtime në brinjë. Të plagosur pati edhe në mesin e stafit akademik.
Pamje shqetësuese të publikuara në rrjetet sociale tregojnë policë që formojnë kordon dhe godasin studentët në kokë, ndërsa në sfond dëgjohen britma dhe thirrje për ndihmë. Gazetarët e televizionit N1 raportuan nga vendi i ngjarjes për përdorim brutal të forcës.
Profesorka Kleut, pogledajte do kraja nasilje prema ženi pic.twitter.com/bKiYpXmtVw
Mes të lënduarve është edhe profesoresha Jelena Kleut, e cila, sipas dëshmitarëve, u shty nga policia, ra pranë derës së fakultetit dhe u plagos. Studenti Boris Kojčinović deklaroi për N1 se policia i shtynte studentët me mburoja, i godiste dhe se një vajze i ishte dëmtuar syri nga një polic.








