Regjisorja e njohur kosovare, Burbuqe Berisha ndërroi jetë sot papritur në vendin e saj të punës
E pas shumë reagimeve të artistëve kosovar ka ardhur edhe reagimi i këngëtares Nora Istrefi.
“Tejet falënderuese që u rrita pranë shpirtit tënd artistik. Ti që ma zbukurove fëmijërinë...Buqe, shpirtin ma këpute! Gjithmonë në zemrën time...Do t’më mungosh shumë”, ka shkruar Nora në postimin e saj.
Burbuqe Berisha ndërroi jetë sot në orët e pasdites në vendin e saj të punës.
Ajo ushtronte gjatë kësaj kohe edhe profesionin e drejtoreshës së Teatrit Kombëtarë. /GazetaExpress/










