Nora Istrefi më sa duket ka udhëtuar për në Londër në ditën e Shën Valentinit
Këngëtarja kosovare, e cila ka një vajzë nga martesa e saj disa vjeçare me Robert Berishën, ka postuar një fotografi e veshur në të zeza.
Ajo duket se është në një butik ku në prapaskenë ka veshje luksoze, derisa foton e ka postuar gjatë ditës së djeshme.
“Ldn” (Londër) ka shkruar ajo në këtë fotografi.
Nuk dihet a është Nora në Londër për Shën Valentin apo për ta mbajtur ndonjë koncert në ndonjërin prej klubeve atje.
Ose Nora është në Londër për të udhëtuar për në Australi ku më 20 shkurt pritet që të mbajë një koncert atje. /GazetaExpress/
















