Magbule Shkodra është emëruar ministre në detyrë e Zhvillimit Rajonal, pasi ministri i deritashëm, Rasim Demiri është betuar si deputet i legjislaturës së re dhe nuk ushtronte më këtë funksion, shkruan Gazeta Express.
Haradinaj këtë vendim e ka marrë sot në mbledhjen e qeverisë në detyrë.
“Znj. Magbule Shkodra, emërohet ministre në detyrë e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Magbule Shkodra është anëtare e AAK-së dhe kryetare e Aleancës së Gruas në këtë parti e cila në zgjedhjet e gjashtë tetorit kishte garuar në listën e koalicionit AAK-PSD.
Shkodra në listë kishte numrin 3 menjëherë pas Ramush Haradinajt dhe Visar Ymerit.
Ajo kishte arritur të marr 3890 vota, të pamjaftueshme për të fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës./GazetaExpress/








