Emisioni “Favoriti i Europianit” nis sonte maratonën, e cila do të ju përcjellë në shtëpitë tuaja për një muaj rresht.
E në emisionin e sotëm, gazetari Arbër Avdyli thotë se pritshmëritë duhët të ulen para ndeshjes me Italinë.
“Sylvinho duhet të punojë me lojtarët, duhet të ulë euforinë te ta, sepse Italia është kampione e Europës, nuk duhet nënçmuar”, tha ai.
Tutje, ai tha se Shqipëria po të mbetet me 0 pikë nuk do të jetë befasuese.
Avdyli komentoi edhe lojtarët e Superligës së Kosovës që luajnë te kombëtarja shqiptare.
“Aty do të jenë edhe disa lojtarë të Superligës së Kosovës, do të jetë kënaqësi t’i shoh me fanellën kuqezi”, përfundoi ai./GazetaExpress/








