Policia e Kosovës ka njoftuar se pardje në Prishtinë ka ndodhur një rast dhune në familje.
Burri ka sulmuar gruan e tij dhe vëllanë e saj fizikisht së bashku me të atin e tij.
Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Të dyshuarit nuk janë hasur në shtëpi nga njësitë policore që i janë përgjigjur rastit.
Lidhur me rastin me datën 24.12.2019 është arrestuar njëri prej të dyshuarve bashkëshorti i viktimës i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.








