Këngëtarja Fjolla Morina ka pasur një sërë paraqitjesh këto ditë në rrjetet sociale me video të ndryshme, ku ka sulmuar me kritika edhe disa persona të showbizzit shqiptar
Në një intervistë për T7, Fjolla ka thënë fillimisht se për të është me “rëndësi shëndetit” por edhe familja derisa ka thënë se “siç po e sheh bukur po dokna mirë a, e freskët’.
“Me thanë të drejtën unë për rrjete sociale nuk kam shumë dituri në atë anën e rrjeteve sociale dhe s’kam pas as më herët, jo që nuk me ka interesu po nuk ka qenë me domosdoshmëri që të di, ndoshta i kam pasur personat e caktuar që me kanë ndihmuar në këtë pjesë, pra e kam lënë pak si anash, kjo ka qenë arsyeja”, ka thënë ajo.
Sipas Fjollës, ajo deri me tani më shumë e përdor Instagramin.
“’TikTokun’ nuk di me e përdorë mirë, shoqëria ma kanë hap, nuk është që di me hy në TikTok ose por Instagramin di me e përdorë edhe e përdori normal për biznesin tim, për veten time, për krejt”, ka thënë ndër të tjera ajo në këtë intervistë për T7. /GazetaExpress/









