Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka postuar një foto me të birin, teksa uron pashkët katolike.
Ajo shkruan se Pashka është koha që na kujton se nuk ka të keqe që nuk mposhtet.
“Pashka në kohë të tilla na kujton se nuk ka dhimbje që nuk shërohet, nuk ka të keqe që nuk mposhtet, nuk ka errësirë që nuk thyhet edhe nga drita më e zbehtë, nuk ka forcë më madhore se dashuria njerëzore. Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja, Gëzuar!








