Kylian Mbappe është paralajmëruar nga Robert Lewandowski se maska që do e përdorë për ta mbrojtuar hunën e tij të thyer do të jetë bezdisëse dhe do të ndikojë në vizionin e tij.
Më 2015, derisa ishte ende lojtar i Bayern Munichut, sulmuesi polak, Lewandowksi ishte dashur të vendosë një maskë mbrojtëse pasi kishte përjetuar thyerje të nofullës dhe hundës.
Ylli i ri i Real Madridit, Mbappe tashmë është në pozitë të njëjtë, pasi u godit në fytyrë nga mbrojtësi austriak, Danso gjatë “EURO 2024”.
Para ndeshjes së Francës ndaj Polonisë në Dortmund, Lewandowski ka folur rreth gjendjes së Mbappes, duke thënë se mund të jetë goxha bezdisëse.
“Kur më është dashur ta vendosja vetë, nuk ishte e këndshme. Ishte shumë bezdisëse, veçanërisht në zonën e penalltisë, kisha probleme, nuk mund të reagoja, nuk mund të shikoja mirë, vizioni im ishte i shkurtuar. Janë thjeshtë vetëm disa milisekonda, por të mjaftueshme për të ngadalësuar reagimin e një lojtari. I kuptoj vështirësitë që ai po kalon dhe do të kalojë”, tha Lewandowski në konferencë për shtyp.
Mbappe ishte në bankën rezervë për ndeshjen ndaj Holandës, me Francën që qëndron e dyta në tabelë me 4 pikë, po aq sa kanë edhe “Tulipanët” në pozitën e parë./GazetaExpress/








