Costa mezi pret rinisjen e sezonit në Itali
Anësori i Juventusit, Douglas Costa, është mërzitur me situatën që ka kapluar gjithë botën për shkak të COVID-19.
Ai mesi pret rinisjen e sezonit sepse thotë se nuk di më çfarë të bëjë në shtëpi.
Serie A është ndërprerë që nga 9 marsi, kur nisi përhapja e virusit vdekjeprurës që gati ka marrë afër 20 mijë jetë në Itali, derisa në gjithë planetin ka mbytur mbi 100 mijë persona.
“Shpresoj që sezoni të rinis së shpejti, ndoshta brenda një muaji”, tha ai nga karantina e tij në Instagram.
“Po stërvitem çdo ditë, jam në shtëpi me familjen dhe kaloi kohën me ata që i dua.
“Por përveç gjërave në shtëpi, nuk po di çfarë të bëjë më shumë...”, tha Costa, i cili duket se është mërzitur nga izolimi. /Gazeta Express/








