Avokati serb dhe nënkryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Aleksandar Olenik, ka kritikuar ashpër qeverinë e Serbisë dhe presidentin Aleksandar Vuciq për përpjekjet për të kontrolluar Universitetin e Beogradit.
Olenik tha se ministrat dhe administrata janë “kukulla politike” të kontrolluara nga Vuciq, por Universiteti mbetet e vetmja institucion që nuk i është nënshtruar plotësisht regjimit aktual.
Ai u shpreh gjatë një emisioni televiziv se ndërhyrja e policisë në Rektorat nuk ka lidhje me tragjedinë që ndodhi në Fakultetin e Filozofisë dhe e përshkroi këtë si një “shfaqje politikisht të motivuar” me qëllime të shumta: shkelje të ligjit dhe autonomisë universitare, vazhdim i fushatës politike të Vuçiq, dhe një mesazh për anëtarët e partisë së tij.
Ai theksoi se sulmi policor ndaj Universitetit dhe studentëve është një formë e dhunës së strukturuar politike dhe shprehu shqetësim për kontrollin e një njësie të policisë nga individë që, sipas tij, kanë një histori dhune ndaj studentëve.
Olenik tha gjithashtu se reagimi i policisë është pasojë e humbjes së mbështetjes nga qytetarët dhe pakënaqësisë së qytetarëve me qeverinë. Ai përfundoi duke paralajmëruar se kjo dhunë mund të sjellë përfitime të përkohshme për Vuçiq, por afatgjatë do të shkaktojë humbje të kredibilitetit të tij.








