Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari është duke shijuar pritjen e muajve të ëmbël larg vendit të saj.
Nga Spanja ku po jeton me partnerin, Olta ka ndarë detaje të çasteve të ëmbla. Pasi zbuloi si dukej me barkun e rrumbullakosur, Gixhari ka treguar se tashmë ‘gjendja e saj është rënduar’ në atë pikë sa partneri i vesh atletet.
"Erdhëm te ky momenti" shkruan aktorja mbi foton e publikuar në instastory.
Ndërkohë Olta ka preferuar të mos e zbulojë për publikun identitetin e partnerit të saj.









