Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka folur për komentimet që ishin bërë në rrjet se kinse ajo ka bërë thirrje që fansat e Drilonit dhe Gjestit t’i hakmerren Leo-s.
“Kam parë që në rrjet është bërë nami kinse unë paskam bërë thirrje që fansat e Drilonit dhe të Gjestit që të votojnë kundër Leo-s – nuk e kam bërë një gjë të tillë se ajo që kam thënë unë është inxhizuar”, u shpreh Olta.
Olta, mes tjerash, u shpreh se Leo vetëm falë fansave të tij ka ardhu në këtë pikë të lojës.
“Leo për mendimin tim ka fansat më të mirë në botë sepse deri këtu e kanë çu fansat dhe nuk e ka çu Leo vetveten se Leo ka fjete gjumë këtu dy muaj dhe nuk është aspak lojtar i fortë. Ai nuk është i aftë që të ketë quar vetën deri këtu”, tha Olta.








