Oriola Marashi ka marrë tërë vëmendjen e fansave në fotot që ka postuar kohëve të fundit në Instagram
Bukuroshja shqiptare ka postuar sot një set të ri fotografish ku është e veshur me një veshje si të karakterit “catwoman” .
Gjatë ditës së djeshme, Oriola ka pasur të veshur një palë veshje të zeza dhe një maskë të Lepurushës së zezë, veshje kjo që ajo e ka zgjedhur për Halloween.
Sot ajo ka hequr maskën dhe paraqitet si një mace seksi.
E tërë këto foto, sigurisht që i kanë pëlqyer pa masë fansat e saj, derisa modelja vazhdon të jetë njëra prej modeleve më të kërkuara shqiptare gjatë pothuajse tërë këtij viti. /GazetaExpress/























