Kryetari i porsa zgjedhur i AKR-së, Behgjet Pacolli në një intervistë të dhënë kohëve të fundit ka treguar se ka biseduar me dy boksierët ukrainas, Vitali dhe Wladimir Klitchko
Pacolli ka dhënë një intervistë për emisionin “Infoklania” në Radio Klan Kosova FM.
Duke folur për luftën në Ukrainë dhe pushtimin rusë, Pacolli ka thënë se dje ka biseduar me boksierët legjendarë për vëllezërit Klitschko në Ukrainë.
Megjithatë Pacolli nuk ka treguar detaje pos asaj që ka vlerësuar se si ata e kanë lënë tërë veprimtarinë dhe i janë bashkuar luftës, në mbrojtje të Atdheut të tyre.
Kryetari i AKR-së po ashtu ka thënë se nuk i bie pishman që si pronar i kompanisë “Mabetex” para më shumë se 20 viteve e kishte rinovuar Kremlinin.








