Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka shkruar në Twitter pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani nga forcat amerikane në Irak, raporton Gazeta Express
Pacolli ka thënë se Soleimani është përgjegjës për vuajtjet e disa popujve, teksa ka thënë se Kosova qëndron pranë SHBA-së në të mirë dhe në të keq.
“Ne dënojmë provokimet e vazhdueshme ushtarake të regjimit iranian. Ata duhet të ndalen”, ka shkruar Pacolli.
Soleimani is responsible for the suffering of Syrian, Lebanese & Iraqi people. Kosovo stands w/ our US ally in good & bad. We condemn the Iranian regime’s continued military provocations. They must stop. @realDonaldTrump leadership makes ? safer. @RichardGrenell @USAmbKosovo
Publikimin e Pacollit në Twitter e ka bërë Retweet edhe përfaqësuesi special i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell. /Express/









