Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka komentuar refuzimin për t’u takuar sot me presidentin e vendit, nga lideri i LV-së, Albin Kurti, raporton Gazeta Express
Lekaj ka shkruar në Facebook se Kurti po fshihet, derisa ka kërkuar nga ai që t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë.
Tutje, ai i ka përmendur Kurtit protestat e aktivistët e VV-së që ndërruan jetë duke e lënë përgjegjëse partinë në të cilën udhëheq Albin Kurti.
“15 vite ekzistencë për të ardhur te dita e sotme.
Dhjetëra protesta të organizuara.
Qindra aktivistë të burgosur.
Mijëra ditë burg të mbajtura.
Tre qytetarë, përkrahës tu të vdekur si pasojë e aksioneve të Lëvizjes tënde.
Sot ty të erdhi dita, e ti zgjodhe të mos jesh aty”, ka shkruar ai. /GazetaExpress/








