Mesfushori i Tottenham, Eric Dier, është ngjitur në tribuna të stadiumit për t’iu kundërvënë një tifozi, i cili e kishte ofenduar atë gjatë një argumenti me vëllain e yllit anglez, pasi Norwich i eliminoi Spurs nga FA Cup të mërkurën mbrëma.
Dier u xhirua dhe fotografua nga tifozët duke u ngjitur nëpër rreshtat e ulëseve të Tottenham Hotspur Stadium, për të shkuar te një tifoz i cili ishte duke argumentuar me vëllain e tij, transmeton Gazeta Express.
Mesfushori anglez më pas u largua prej tribunës nga rojet e sigurimit.
Më vonë, trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, tha se Dier reagoi në atë mënyrë për shkak se një anëtar i familjes së tij ishte ofenduar pas takimit dhe e mbrojti reagimin e tij edhe pse e quajti joprofesional.
“Nuk mund t’i ik kësaj pyetjeje dhe mendoj se Eric Dier bëri diçka të cilën ne profesionistët nuk mund ta bëjmë, por në ato rrethana, të gjithë ne do ta bënim të njëjtën”, tha Mourinho. /Gazeta Express/
Full footage of Eric Dier jumping over the stands and going over to confront a fan who was insulting & abusing his brother. Brotherly love, I respect that. pic.twitter.com/5xeSQ8Vj5a
Eric Dier apparently confronting a fan after the fan allegedly racially abused Gedson Fernandes.
Chaos at our club currently - on and off the pitch #THFC
pic.twitter.com/kybEIOcBdT








