Francis Ngannou e ka mposhtur Ciryl Ganen me rikthim mahnitës për ta mbrojtur titullin në kategorinë e rëndë në UFC të shtunën mbrëma në Kaliforni.
Megjithëse u duk i mposhtur në fund të rundit të dytë dhe në fillim të rundit të tretë, Ngannou i shfrytëzoi aftësitë e një mundësi për ta rrëzuar disa herë Ganen në pjesën e mbetur të luftës dhe për ta mposhtur atë me vendim unanim të gjyqtarëve në fund, raporton Gazeta Express.
Kjo ishte një lëvizje e pazakontë për 35-vjeçarin nga Kameruni, i cili ka fituar një reputacion të madh si njëri nga luftëtarët më të frikshëm në historinë e UFC-së për shkak të goditjeve tmerrësisht të fuqishme.
Francis Ngannou's wrestling was *Chef's Kiss* ?
What an incredible addition to his skillset and a great plan B to rely on when needed ?#UFC270 pic.twitter.com/EvTZgTUEHN
Pas luftës, Ngannou e pranoi se nuk kishte mundur të ushtronte mirë për këtë meç, për shkak të një lëndimi në gju.
“Tri javë më parë, e lëndova gjurin. Por ky ishte koha që unë t’ua kujtoja njerëzve se unë jam kampioni. Disa njerëz më harrojnë mua”, tha Ngannou./Gazeta Express/
Still can’t believe Francis Ngannou fought and won with a torn MCL and injured ACL ? (via @UFC_AUSNZ)pic.twitter.com/AXyoG4xjSU
#UFC270 Francis Ngannou is the 1st fighter to put Cyril Gane on his back in his 8 fights #UFC pic.twitter.com/3HDrYVylYp








