Pak minuta para finales së Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra, salla “Feti Borova” në kryeqytet është bërë skenë dhune mes dhjetëra tifozësh nga grupet “Fanatics” dhe “Ujqërit e Dëborës”.
Në mungesë të forcave të rendit në sallë, tifozët e Tiranës kanë sulmuar sektorin e tifozëve të Skënderbeut.
Për disa minuta salla u kthye në arenë përleshjeje.
Pamje të shëmtuara, që kanë shokuar edhe lojtaret në parket.
Ngjarje vërtetë të shëmtuara që nuk asnjë lidhje me mesazhin që përcjell sporti./Panorama








