Një tërmet tjetër ka goditur dje rreth orës 16:00 Shqipërinë, më i fuqishmi prej atij 6.4 që ndodhi në mëngjesin e së martës.
Ky tërmet i fuqishëm më së shumti u ndie dje në qytetin e Durrësit dhe Tiranës, ku banorët dolën nga banesat, shtëpitë, lokalet dhe nga vendet ku gjendeshin.
Tërmeti me magnitutë 5.6 bëri që banorët t’i zërë paniku dhe të frikësohen nga një tragjedi tjetër.
Në disa pamje të papublikuara deri më tani, Metro ju sjell më poshtë se si reagojnë disa persona kur ndodh tërmeti në një lokal dhe se si dridhet toka.








