Mediat turke i kanë publikuar pamjet e fundit të volejbollistes së re italiane, Julia Ituma, pak minuta para se të bënte vetëvrasje.
18 vjeçarja kërceu nga dritarja e dhomës së saj në hotel në Stamboll, ku ishte vendosur me shoqet e skuadrës Igor Gorgonzola Novara, ndërsa pak orë më parë kishin luajtur në Ligën e Kampionëve me një skuadër turke.
Në bazë të pamjeve, shihet volejbollistja e re që po e mundonte diçka, ndërsa ulet dhe e mban kokën, shkruan “Gazeta Express”.
Ekziston mundësia reale që ajo pas pak minutash të ketë bërë vetëvrasje, por që arsyet nuk dihen ende.
Sporti italian u godit rëndë nga kjo ngjarje tragjike, e cila ka ndodhur mbrëmë. /Gazeta Express/








