Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë tuaja me një super panel.
Të ftuar në studio janë Ismet Munishi dhe Granit Begollit, analist të përhershëm të emisionit “Favorit”, të cilëve u bashkohen edhe Lavdim Pireva, Driton Latifi dhe Drin Ejupi.
Të pranishmit në studio parashikuan rezultatin e ndeshjes Angli – Holandë.
Dy analistët e emisionit “Favorit” favorizojnë Holandën për kalim tutje.
“Holanda fiton ndaj Anglisë, s’e di me çfarë rezultati”, tha Munishi.
“Holanda kalon tutje me shifrat 1-0, madje golin e shënon Memphis Depay” shtoi Begolli.
Ndërkohë, Drin Ejupi e Lavdim Pireva i japin përparësi Anglisë.
“Anglia kalon në 90 minuta me dy gola epërsi, me shifrat 3-1”, tha Pireva.
“Anglia me shumë zor do të shënojë 2 gola kundrejt 1 të Holandës dhe do të kalojë tutje”, përfundoi ai.








