Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë tuaja me një super panel.
Të ftuar në studio janë Ismet Munishi dhe Granit Begollit, analist të përhershëm të emisionit “Favorit”, të cilëve u bashkohen edhe Lavdim Pireva, Driton Latifi dhe Drin Ejupi.
Të gjithë të ftuarit e dhanë nga një mëndim në studio për ndeshjen Spanjë – Francë, shkruan “Gazeta Express”.
Drin Ejupi e Driton Latifi favorizojnë Spanjën për kalim tutje, madje Ejupi e parashikon rezultatin prej 3-1.
Ndërsa, Ismet Munishi, Granit Begolli e Lavdim Pireva i japin përparësi Francës.
“Franca fiton 2-0 brenda 90 minutave”, tha Lavdim Pireva, gazetar i sportit.
“1-0 dhe golin e shënon Mbappe”, shtoi më tutje Munishi.
Të njëjtë rezultatin e parasheh edhe Begolli, i cili po ashtu shprehu dëshirën e tij që Franca të kalojë në finalen e madhe të Berlinit.
Ndeshja Spanjë – Francë luhet më 9 korrik me fillim nga ora 21:00 në Munih të Gjermanisë./GazetaExpress.








