Në rubrikën "E kam emrin kosovar", në emisionin "Era Vere", gazetari Leonard Azemi ka ndjekur nga afër momentet e prekshme të ndarjes në Aeroportin e Prishtinës.
Në mesin e mërgimtarëve që u nisën për në vendin ku jetojnë, ishte një person që nuk kishte vizituar Kosovën për 15 vjet.
Ky mërgimtar, i cili ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij jashtë vendit, u largua me emocione të thella dhe lot në sy. Ai përshkroi ndjenjat e tij të ndara, duke shprehur dhimbjen për largimin nga vendlindja.
"Mas shumti ka mem marrë malli, për familjen tem, nanën, babën edhe për krejt Kosovën" u shpreh mërgimtari.
Ky rast e pasqyron përkushtimin dhe lidhjen e fortë që mërgimtarët ndiejnë me vendlindjen e tyre, edhe kur janë të detyruar të ndahen nga ajo për arsye të ndryshme.
Se çfarë thotë më shumë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.








