Pas fitores 2-0 të Real Madrid ndaj Sevillës, Vinicius Jr. u bë qendra e vëmendjes për gabimet dhe fishkëllimat e tifozëve në Santiago Bernabeu.
Sulmuesi brazilian u zëvendësua në minutën e 84-t dhe reagimi i publikut ishte i ashpër, duke e bërë atmosferën të tensionuar.
Vetë Vinicius reagoi me qetësi dhe, pak orë pas ndeshjes, u nis për Dubai, ku lojtarët e Real Madrid kanë aktivitete promocionale dhe angazhime në rrjetet sociale. Para largimit, ai ndryshoi edhe foton e profilit në rrjetet sociale, duke hequr imazhin me fanellën e Real Madrid dhe duke e zëvendësuar me fanellën e Brazilit, një sinjal i qartë i gjendjes së tij shpirtërore pas episodit në Bernabeu.
Shpejtësia e largimit të tij nxiti debate, disa e konsideruan si një mënyrë për të rikuperuar mentalisht pas një viti të lodhshëm, ndërsa të tjerë e shohin si shenjë të presionit të madh që ai po përjeton te klubi spanjoll. /GazetaExpress









