Liverpooli e ka gjetur më në fund rrugën drejt fitores në Premierligë.
Kampioni në fuqi i Anglisë triumfoi pastër 2:0 në shtëpi ndaj Aston Villas, në kuadër të javës së 10-të në elitën e futbollit anglez.
Mohamed Salah kaloi vendasit në epërsi me gol në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, pas një gabimi në mbrojtjen mysafire.
Për 2:0 dhe epilogun e këtij takimi u përkujdes Gravenberch në minutën e 58-të, shkruan Gazeta Express.
Me këtë fitore, Liverpooli ngjitet në vendin e tretë përkohësisht me 18 pikë, shtatë më pak se Arsenali që prin.
Në anën tjetër, Aston Villa mbetet me 15 pikë në vendin e 11-të në tabelë. /Gazeta Express/








