Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material dedikuar momenteve më të veçanta dhe më voluminoze nga darka e të nominuarve.
Një prej skenave, përfshin përplasjen mes Ganiut dhe Miss Rose.
“Ti që e luan moralisten, kam qenë në ndejat e tua, e di se je e alkoolizuar”, i ka thënë Ganiu asaj, derisa Miss Rose u tregua e ashpër duke ia kthyer – “Për këtë që sapo the, jashtë të pres unë bashkë me burrin tim”.
Lidhur me këtë, Haradinaj ia rikujtoi Miss Rose-s se në BBVK është pa burrë.
“Nuk ka qenë e nevojshme ta fusësh dhe ta përdorësh një person nga jashtë, që ndoshta është njeriu më i afërt i joti, por në këtë lojë ti je vetëm”, ka thënë Haradinaj pos tjerash.








