Devon Windsor ka treguar format e saj pas lindjes së foshnjës së parë vitin e kaluar, teksa ka moderluar për bikinet që janë linjë e saj, DW Swim.
“Ndihem mirë”, ka shkruar ajo, teksa ka treguar trupin e saj të tonifikuar dhe ka promovuar linjën e saj të veshjeve të verës.
Këtë ajo e ka treguar para 3.2 milionë ndjekësve të saj duke treguar se është gati për të sfiluar edhe në pistat e modës, pas videos që ka postuar edhe në Instagram.
Në videon e saj, supermodelja 28 vjeçare ka treguar disa modele të brendit të saj të bikeneve, duke shkruar se ato janë “kaq të mira”. /GazetaExpress/
















