Ty Cockfield është përforcimi më i ri i KB Proton Cable Prizreni.
Klubi nga Prizreni ka njoftuar zyrtarisht këtë të hënë për arritjen e marrëveshjes me amerikanin, shkruan Gazeta Express.
Cokfield është i njohur në basketbollin kosovar, pasi më herët ka qenë pjesë e Trepçës.
Fundori amerikan te skuadra prizrenase do të zëvendësojë Ryan Hughes, i cili përfundimisht është larguar.
Njoftimi i plotë nga klubi i Prizrenit (pa ndërhyrje):
“TY COCKFIELD ZBARKON NË PROTON CABLE PRIZREN
Fundori amerikan Ty Cockfield nga sot zyrtarisht është pjesë e klubit tonë.
Ty Cockfield është emër i njohur në basketbollin Kosovar ku së fundi u paraqit tek Trepça i cili luajti me mesatare 15.4 pikë, 3.6 kërcime e 3.8 asistime.
Nga skuadra përfundimisht është ndarë Hughes dhe Cockfield do jetë zëvendsuesi i tij”. /Gazeta Express/








