Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbledhur deputetët e rinj të partisë, ku kanë diskutuar për mbarëvajtjen e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.
Në këtë takim është vendosur që Memli Krasniqi të propozohet për nënkryetar të Kuvendit, ndërkaq Bedri Hamza shef i grupit parlamentar të PDK-së.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga PDK-ja.
“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot deputetët e rinj të PDK-së, ku është diskutuar për mbarëvajtjen e seancës konstituive të Kuvendit. Në këtë mbledhje të Grupit Parlamentar, PDK-ja ka emëruar Bedri Hamzën shef të Grupit Parlamentar, ndërsa deputetin Memli Krasniqi do ta propozojnë për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit, ka njoftuar PDK”, thekson komunikata. /GazetaExpress/








