Roma është vetëm një hap larg firmës me sulmuesin spanjoll Pedro Rodriguez.
Ish sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez, do të jetë një lojtar i lirë pas përfundimit të këtij sezoni, sepse i mbaron kontrata me Chelsean dhe nuk ka sinjale për rinovimin e saj.
Sulmuesi nuk bën pjesë në planet e Lampard, ndërsa Roma i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi për një të tretë dhe me pagë prej 3 milionë eurosh në sezon, plus bonuset e lidhura me paraqitjet, ndërsa raportohet se parimisht palët kanë rënë dakord.
Burime pranë klubit kryeqytetas thonë se pritet vetëm normalizimi i situatës, që Pedro të udhëtojë drejt Italisë dhe të firmosë kontratën me Romën, skuadër që do t’i bashkohet vetëm në përfundim të këtij sezoni.
Me afrimin e Pedros, i cili më herët ka veshur edhe fanellën e Barcelonës e Kombëtares Spanjolle, Roma shton ndjeshëm eksperiencën në një grup që ka në përbërje shumë futbollistë të rinj të talentuar.
32 vjecari ka bërë 201 paraqitje për Barcelonën, ka shënuar 43 gola.








