Peja ka arritur të shënoj fitore bindëse ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat të thellë 100-81, në kuadër të çerekfinales së parë të Superkupës së Kosovës.
Pejanët patën avantazhin gjatë tërë ndeshjes, ndërsa çerekun thelluan bindshëm epërsinë, shkruan Gazeta Express.
Për “shqiponjat” më i dalluari ishte Daniels Jaëauhn me double-double prej 23 pikësh e 11 kërcimeve.
Kurse lojë të mirë bënë edhe Shahede Wels dhe Adong Makuoi me nga 15 pikë secili.
Ndërsa për prizrenasit më të dalluarit ishin Wayne Arnold dhe Jordan Johnson që realizuan nga 22 pikë.
Peja është gjysmëfinalistja e tretë e Superkupës së Kosovës, pas Trepçës dhe Sigal Prishtinës.
Ndërkohë ndeshja e fundit çerekfinale luhet sonte midis Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit nga ora 20:00./Gazeta Express








