Ivan Koljevic është basketbollist i ri i KB Pejës.
Klubi pejan e ka zyrtarizuar para pak minutash transferimin e basketbollistit nga Mali i Zi.
Organizatori i lojës është i njohur në Kosovë pasi në të kaluarën ka luajtur në disa prej klubeve të këtushme, shkruan “Gazeta Express”.
Verdhezinjtë besojnë se Koljevic do t’i ndihmojë ata në arritjen e objektivave, ndërsa i kanë uruar atij mirëseardhje.
Më poshtë mund ta shihni postimin e klubit pejan në faqen e tij në rrjetin social, Facebook. /Gazeta Express/









