Pas kalimit të qytetit Moutier nga kantoni i Bernës në kantonin e Jurës më 1 janar 2026, ka ndodhur një gabim administrativ me pagesat e pensioneve. 430 pensionistë morën pension të dyfishtë, një nga Berna dhe një nga Jura.
Sipas autoriteteve, zyra e kompensimit e Bernës nuk i ndërpreu në kohë pagesat, duke shkaktuar një mbipagesë totale prej 830 mijë frangash zvicerane. Pensionistëve tashmë u është kërkuar kthimi i shumave të marra gabimisht.
Institucioni përgjegjës e ka cilësuar rastin si një keqkuptim administrativ, duke theksuar se ndërrimi i kantonit është një proces kompleks. Rasti ka nxitur edhe reagime politike, me kërkesa për sqarime nga qeveria kantonale e Bernës./Albinfo.ch








