Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, nuk ka kursyer kritikat për mesfushorin portugez Bernardo Silva pas ndeshjeve të fundit, duke theksuar se nuk është i kënaqur me performancën e tij.
“Ai është pika ime e dobët, favoriti im, por sot nuk jam i lumtur me të,” tha Guardiola, duke treguar se Silva duhet të përmirësohet për të përmbushur pritshmëritë e larta të trajnerit.
Megjithatë, Guardiola lavdëroi përsëri Erling Haaland për kontributin e tij në golat e skuadrës: “Gjithmonë duhet ta falënderoj Haaland për golat, padyshim…”
Trajneri katalanas gjithashtu komentoi performancën e ekipit me topin dhe pa top:
“Defensivisht po përmirësohemi; me topin, ende jemi larg. Duhet të përmirësohemi me topin, përndryshe nuk do të mjaftojë për të qenë konkurrentë për titujt në mars-prill.”
Deklaratat e Guardiolës nënvizojnë nevojën për rritje dhe konsistencë të skuadrës, pavarësisht dominimit të tyre në Premier League dhe performancës brilante të Haaland. /GazetaExpress








