Në “Pressing” të T7, të martën, u komentua edhe fotografia e presidentes Vjosa Osmani me presidentin amerikan Doanld Trump, në Bordin e Paqes.
Gazetari Ilir Mirena, tha se Albin Kurti, do e jepte gjithë buxhetin për një fotografi të tillë.
“Për këtë fotografi Albin Kurti e kish dhënë krejt buxhetin, edhe Martin Berishajn e kish lë për këtë fotografi”, ka thënë ai.
Më pas, analisti Dibran Hoxha, tha “në organizatë ndërkombëtare që synon paqe dhe stabilitet nuk mundet me u vu në funksion të një njeriut”.
Por, Mirena tha se “çështja e Gazës nuk ka varet as prej meje, as prej teje”. /Gazeta Express








