Mesjava do t’i sjellë përballjet e treta të “Play-off”-it tw Superligws, tw cilat pritet të jenë shumë interesante.
Peja është afër finales, pasi në dy takimet e para shënoi fitore ndaj Golden Eagle Yllit.
Fillimisht triumfoi në Pejë 85:82, ndërsa në Therandë shënoi fitore 76:86.

Në anën tjetër, kampionët duhet të fitojnë tri ndeshje radhazi për të depërtuar në finale.
Gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, ku seria është barazuar në 1:1.
Prishtinasit e fituan sfidën e parë si vendas 82:70, kurse mitrovicasit fituan në “Minatori” me rezultat 77:68.
Skuadra që i shënon tri fitore kualifikohet në finale. /Gazeta Express/
Gjysmëfinalet e treta
E mërkurë
20:30 Peja – Golden Eagle Ylli
E enjte
20:30 Sigal Prishtina – Trepça








