“Pse Kosova ndahet për Izraelin”, ka qenë tema e diskutuar në “Pressing” të T7.
Analisti Dibran Hoxha, ka thënë se të drejtat e njeriut janë para të gjithave, duke e lidhur çështjen e Gazës me pjesën humanitare.
Ai tha se njeriu mund të fshihet lehtë pas paradigmave të kombeve e superfuqive.
“Përpos që myten mizorisht ata civilë, ata rrethohen, përdoret uria për me i mbytë ata. E drejta ekziston pavarësisht kombeve, superfuqive, e paradigmave që do me u fsheh”, tha ai.
Atij i reagoi Pal Shtufi, duke i thënë se “nuk je ti për me i mbrojtë të drejtat e njeriut”. /Gazeta Express








