Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, sot në mesditë ka zhvilluar një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Borell ka theksuar faktin se Kosovës i duhet një qeveri e re, ndërkohë ka theksuar se presidenti Thaçi i ka thënë se institucionet e reja do të krijohen shumë shpejt.
Borell ka thënë se është i lumtur për një gjë të tillë.
"Kosovarët janë të lirë të vendosin për fatin e vet. Ata duhet të krijojnë qeveri. Një qeveri e re duhet të krijohet sa më shpejt. Presidenti më njoftoi që kjo do të ndodhë shumë shpejt, jam i lumtur për këtë", ka thënë Borell, raporton Gazeta Express.
Ndërkohë, aktualisht shefi i diplomacisë së BE-së është në takim me krerët e partive politike.
Në këtë takim nuk po merr pjesë partia e Kadri Veselit. /Express/









