Një objekt i pashfrytëzuar në Gërmi është përfshirë nga zjarri para pak minutave.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Sipas Policisë, nuk ka të lënduar.
“Po tash sa jemi informuar, lajmi i parë është se një lokal i pashfrytëzuar është përfshirë nga zjarri”, ka thënë Krasniqi për Express.
Ndërkohë, lexues të Gazetës Express kanë dërguar pamje ku shihet zjarri në këtë objekt.







