Ka përfunduar protesta kundër shtrenjtimit të rrymës që u mbajt para objektit të KEDS-it në Prishtinë.
Protestuesit, që s’ishin të shumtë në numër, s’e vazhduan planin për t’u nisur drejt objektit të Qeverisë, por u shpërndanë pas revoltës që shprehën para KEDS.
Në këtë protestë u arrestua një protestues dhe kjo situatë e krijuar mund të kishte qenë edhe arsyeja pse ata u shpërndanë.








