Ka përfunduar pas dy orëve, takimi në nivel të liderëve të LV-së e LDK-së, shkruan Gazeta Express.
Nga Kuvendi i Kosovës janë parë duke dalë kreu i LDK-së, Isa Mustafa me nënkryetarët Agim Veliu e Vjosa Osmani, mirëpo, asnjë nga ta nuk është prononcuar para mediave.
Policia e Kuvendit të Kosovës nuk i lejoi mediat të afrohen afër liderit të LDK-së për deklaratë.










