Këngëtarit të njohur britanik, Ozzy Osbourne (74), është dukur me shëndet të brishtë ku është parë duke ecur me një shkop dhe është ndaluar disa herë që t’i marrë erë luleve në Los Angelos
Ikona e muzikës britanike ka filluar betejën e tij kundër sëmundjes së Parkinsonit.
Ai është fotografuar gjatë një shëtitje të tij në Los Angeles, derisa duket së gjendja e tij është përkeqësuar.
74 vjeçari ecte përkrah kujdestares së tij, e cila këpuste lule gjatë shëtitjes së tyre nëpër lagje, duke u siguruar që rokeri të ndihet sa më mirë.
Ozzy, që njihet për muzikën hard metal Rock merrte aromën e luleve të bardha dhe rozë, të cilat i mblidhte bashkë me kujdestarën e tij, e që dukej se gjendja shpirtërore e tij ishte e mirë gjatë këtij udhëtimi. /GazetaExpress/

















