Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, i cili njihet edhe si përkrahës i kriminelit serb, Slobodan Milosevic, gjatë muajit prill ose maj pritet të vizitojë Serbinë.
Kështu ka bërë të ditur Kryeministrja Serbe, Ana Brnabic.
Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke do të vizitojë Serbinë në mars ose prill të vitit të ardhshëm.
Ajo në TV Pink, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, kishte folur me Handken, i cili i tha atij që do ta vizitojë Serbinë në mars ose prill.
Kujtojmë se për dhënien e Nobelit te Handke pati shumë reagime të ashpra, pasi ky ishte mbështetës i Slobodan Milloshevicit. dhe kishte mohuar gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë.
Pikërisht për këtë Shqipëria, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Afganistani bojkotuan ceremoninë e dhënies së çmimit.








