Në Kuvend të Kosovës ka filluar mbledhja e liderit të LV-së, Albin Kurti, e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, ku do të diskutohet pas një pauze disajavore për koalicionin qeverisës, raporton Televizioni T7
Takimi Kurti – Mustafa vjen pasi dy partitë kanë acaruar raportet mes vete, pas dështimit që të dakordoheshin për pozitat e vëna në tavolinë të diskutimit.
Rrjedhimisht, edhe në seancën konstituive të Kuvendit dy partitë shkuan pa marrëveshje.
Dallimet u shpërfaqën edhe më tutje kur Kurti e propozoi për kryeparlamentar Glauk Konjufcën, post ky që i kishte takuar LDK-së në marrëveshjen paraprake të bërë në mes të liderëve.
Tashmë Kurti ka bërë propozimet e tij për poste ministrore, ndërsa ka kërkuar nga Mustafa ta bëjë të njëjtën gjë. /GazetaExpress/









