Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Rovena Stefa, ka folur me shumë emocione pas klipit që shpërfaqi përplasjen që nga zanafilla me ish-missin Drenusha Latifi.
Rovena tha se nuk e ka pritur kurrë që të bullizohet nga Drenusha e në veçanti nga vajzat e shtëpisë.
“E kam ditur me ‘background-in’ tim që do të jetë shumë e vështirë dhe pjesëmarrësit do të bëjnë gjithçka që të rrëzojnë tjetrit”.
“Nuk e kam pritur nga Drenusha dhe vajzat, e kam pritur nga Rezi, por jo nga Drenusha që është modele e miss dhe që gjatë jetës së saj është përballur me bullizim e në forma të ndryshme me përndjekjen nga njerëzit të ndryshëm, nuk e kam pritur. Por, nuk do të më nxjerrin nga takti”, u shpreh Rovena.








