Një person është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në një veturë në lagjen Veternik në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana. Ai ka bërë të ditur edhe se policia së bashku me prokurorin e shtetit kanë nisur hetimet mbi vdekjen e viktimës.
‘’Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë”, tha ai.
Sipas burimeve të Gazetës Express, personi i gjetur i vdekur është Hekuran Hoxha, i njohur si “Kani”,
Ai ishte biznismen nga Gjakova, dhe kandidat për deputet nga radhët e AAK-së në zgjedhjet e fundit. /Gazeta Express








