Shumë pak kohë ka mbetur deri te ditët e ftohta të dimrit, e në vendin tonë ka shumë familje në nevojë. Por, ndihmat nuk mungojnë nga njerëzit me vullnet të mirë, por edhe nga kompani të ndryshme.
Dhe pikërisht, “Petrol Company” së fundmi ka bërë me kulm mbi kokë një familje tjetër në vendin tonë. Përmes kampanjës së saj humanitare, ‘’Nga një cent për çdo litër, ndërtojmë 8 shtëpi’’, “Petrol Company” ka strehuar edhe familjen e katërt në nevojë. Familja e Asmir Blakaj nga Peja ishte familja e radhës e cila sot u bë me një shtëpi të re.
Dorëzimi i çelësave të shtëpisë së re te Asmirit u bë në praninë e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe përfaqësuesve të tjerë të komunës. “Petrol Company” deri më tani ka ndërtuar 4 shtëpi për familjet në nevojë, si dhe ka filluar ndërtimin edhe të shtëpive të tjera në mënyrë intensive që dorëzimin e çelësave ta bëjë sa më parë.
Për ta përshpejtuar sa më shpejt këtë projekt, “Petrol Company” për klientët e saj dhe më gjerë, ka bërë oferta me shumë zbritje në çdo sektor të shitjes.








