Deontay Wilderi do të detyrohet ta shërbejë një pezullim mjekësor gjashtëmuajsh, pas rrahjes brutale që ia shkaktoi Tyson Fury të shtunën në Las Vegas.
Fury e mbrojti titullin e botës WBC në kategorinë e rëndë me një paraqitje mahnitëse, duke e nokautuar Wilderin në rundin e 11-të në një luftë të paparë, raporton Gazeta Express.
Edhe vetë boksieri britanik e puthi dyshemenë dy herë, që të dyja në rundin e katërt, në një luftë brutale që zgjati 11 runde.
Lufta e tretë Fury – Wilder do të mbahet në mend pa dyshim si njëra prej luftërave më të mira në historinë e boksit.
Wilderi u dërgua në spital për kontrolle mjekësore pas meçit, gjatë të cilit Fury e rrëzoi atë tri herë, përfshirë nokautin brutal.
Boksieri amerikan e theu njërin prej gishtërinjve gjatë luftës.
Komisioni Shtetëror i Atletikes në Nevada ka vendosur t’ia ndalojë boksin ish-kampionit të botës deri më 8 gusht. Wilderi do të ketë të drejtë të boksojë vetëm nëse ia lejon mjeku.
Ndërkohë, Fury është pezulluar me 45 ditë pas fitores, që është pezullim i rregullt për çdo boksier pas një lufte.
Kjo ishte fitorja e dytë e Furyt ndaj Wilderit që e vulos mbizotërimin e britanikut ndaj amerikanit.
31-vjeçari po ashtu vijon të jetë i pamposhtur si profesionit. /Gazeta Express/








